예레미야애가 5장 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 예레미야애가 (Lamentations) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë. | Remember, O Lord, what is come upon us: consider, and behold our reproach. |
| 2 | Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët. | Our inheritance is turned to strangers, our houses to aliens. |
| 3 | Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja. | We are orphans and fatherless, our mothers are as widows. |
| 4 | Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë. | We have drunken our water for money; our wood is sold unto us. |
| 5 | Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim. | Our necks are under persecution: we labour, and have no rest. |
| 6 | I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë. | We have given the hand to the Egyptians, and to the Assyrians, to be satisfied with bread. |
| 7 | Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre. | Our fathers have sinned, and are not; and we have borne their iniquities. |
| 8 | Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre. | Servants have ruled over us: there is none that doth deliver us out of their hand. |
| 9 | E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës. | We gat our bread with the peril of our lives because of the sword of the wilderness. |
| 10 | Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë. | Our skin was black like an oven because of the terrible famine. |
| 11 | Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës. | They ravished the women in Zion, and the maids in the cities of Judah. |
| 12 | Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar. | Princes are hanged up by their hand: the faces of elders were not honoured. |
| 13 | Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve. | They took the young men to grind, and the children fell under the wood. |
| 14 | Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre. | The elders have ceased from the gate, the young men from their musick. |
| 15 | Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi. | The joy of our heart is ceased; our dance is turned into mourning. |
| 16 | Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar! | The crown is fallen from our head: woe unto us, that we have sinned! |
| 17 | Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë: | For this our heart is faint; for these things our eyes are dim. |
| 18 | për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat. | Because of the mountain of Zion, which is desolate, the foxes walk upon it. |
| 19 | Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi. | Thou, O Lord, remainest for ever; thy throne from generation to generation. |
| 20 | Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë? | Wherefore dost thou forget us for ever, and forsake us so long time? |
| 21 | Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën. | Turn thou us unto thee, O Lord, and we shall be turned; renew our days as of old. |
| 22 | Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh? | But thou hast utterly rejected us; thou art very wroth against us. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL