로그인

시편 95편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절

  1. 1 Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
  2. 2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
  3. 3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
  4. 4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.
  5. 5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
  6. 6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
  7. 7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
  8. 8 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
  9. 9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
  10. 10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
  11. 11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗