시편 95편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. | O come, let us sing unto the Lord: let us make a joyful noise to the rock of our salvation. |
| 2 | Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. | Let us come before his presence with thanksgiving, and make a joyful noise unto him with psalms. |
| 3 | Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. | For the Lord is a great God, and a great King above all gods. |
| 4 | Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. | In his hand are the deep places of the earth: the strength of the hills is his also. |
| 5 | I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. | The sea is his, and he made it: and his hands formed the dry land. |
| 6 | Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. | O come, let us worship and bow down: let us kneel before the Lord our maker. |
| 7 | Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, | For he is our God; and we are the people of his pasture, and the sheep of his hand. To day if ye will hear his voice, |
| 8 | "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, | Harden not your heart, as in the provocation, and as in the day of temptation in the wilderness: |
| 9 | ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. | When your fathers tempted me, proved me, and saw my work. |
| 10 | Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. | Forty years long was I grieved with this generation, and said, It is a people that do err in their heart, and they have not known my ways: |
| 11 | Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time". | Unto whom I sware in my wrath that they should not enter into my rest. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL