시편 91편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 16절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. | He that dwelleth in the secret place of the most High shall abide under the shadow of the Almighty. |
| 2 | Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj". | I will say of the Lord, He is my refuge and my fortress: my God; in him will I trust. |
| 3 | Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse. | Surely he shall deliver thee from the snare of the fowler, and from the noisome pestilence. |
| 4 | Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. | He shall cover thee with his feathers, and under his wings shalt thou trust: his truth shall be thy shield and buckler. |
| 5 | Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, | Thou shalt not be afraid for the terror by night; nor for the arrow that flieth by day; |
| 6 | as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. | Nor for the pestilence that walketh in darkness; nor for the destruction that wasteth at noonday. |
| 7 | Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet. | A thousand shall fall at thy side, and ten thousand at thy right hand; but it shall not come nigh thee. |
| 8 | Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve. | Only with thine eyes shalt thou behold and see the reward of the wicked. |
| 9 | Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, | Because thou hast made the Lord, which is my refuge, even the most High, thy habitation; |
| 10 | nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate. | There shall no evil befall thee, neither shall any plague come nigh thy dwelling. |
| 11 | Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. | For he shall give his angels charge over thee, to keep thee in all thy ways. |
| 12 | Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur. | They shall bear thee up in their hands, lest thou dash thy foot against a stone. |
| 13 | Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën. | Thou shalt tread upon the lion and adder: the young lion and the dragon shalt thou trample under feet. |
| 14 | Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. | Because he hath set his love upon me, therefore will I deliver him: I will set him on high, because he hath known my name. |
| 15 | Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. | He shall call upon me, and I will answer him: I will be with him in trouble; I will deliver him, and honour him. |
| 16 | Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim. | With long life will I satisfy him, and shew him my salvation. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL