시편 92편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 15절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; | It is a good thing to give thanks unto the Lord, and to sing praises unto thy name, O most High: |
| 2 | të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde, | To shew forth thy lovingkindness in the morning, and thy faithfulness every night, |
| 3 | me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes. | Upon an instrument of ten strings, and upon the psaltery; upon the harp with a solemn sound. |
| 4 | Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua. | For thou, Lord, hast made me glad through thy work: I will triumph in the works of thy hands. |
| 5 | Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua! | O Lord, how great are thy works! and thy thoughts are very deep. |
| 6 | Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë: | A brutish man knoweth not; neither doth a fool understand this. |
| 7 | që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë. | When the wicked spring as the grass, and when all the workers of iniquity do flourish; it is that they shall be destroyed for ever: |
| 8 | Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë. | But thou, Lord, art most high for evermore. |
| 9 | Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen. | For, lo, thine enemies, O Lord, for, lo, thine enemies shall perish; all the workers of iniquity shall be scattered. |
| 10 | Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët. | But my horn shalt thou exalt like the horn of an unicorn: I shall be anointed with fresh oil. |
| 11 | Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje. | Mine eye also shall see my desire on mine enemies, and mine ears shall hear my desire of the wicked that rise up against me. |
| 12 | I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. | The righteous shall flourish like the palm tree: he shall grow like a cedar in Lebanon. |
| 13 | Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. | Those that be planted in the house of the Lord shall flourish in the courts of our God. |
| 14 | Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë, | They shall still bring forth fruit in old age; they shall be fat and flourishing; |
| 15 | për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai. | To shew that the Lord is upright: he is my rock, and there is no unrighteousness in him. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL