시편 90편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi. | Lord, thou hast been our dwelling place in all generations. |
| 2 | Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia. | Before the mountains were brought forth, or ever thou hadst formed the earth and the world, even from everlasting to everlasting, thou art God. |
| 3 | Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve". | Thou turnest man to destruction; and sayest, Return, ye children of men. |
| 4 | Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë. | For a thousand years in thy sight are but as yesterday when it is past, and as a watch in the night. |
| 5 | Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes. | Thou carriest them away as with a flood; they are as a sleep: in the morning they are like grass which groweth up. |
| 6 | Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet. | In the morning it flourisheth, and groweth up; in the evening it is cut down, and withereth. |
| 7 | Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt. | For we are consumed by thine anger, and by thy wrath are we troubled. |
| 8 | Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate. | Thou hast set our iniquities before thee, our secret sins in the light of thy countenance. |
| 9 | Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë. | For all our days are passed away in thy wrath: we spend our years as a tale that is told. |
| 10 | Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje. | The days of our years are threescore years and ten; and if by reason of strength they be fourscore years, yet is their strength labour and sorrow; for it is soon cut off, and we fly away. |
| 11 | Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje? | Who knoweth the power of thine anger? even according to thy fear, so is thy wrath. |
| 12 | Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë. | So teach us to number our days, that we may apply our hearts unto wisdom. |
| 13 | Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu. | Return, O Lord, how long? and let it repent thee concerning thy servants. |
| 14 | Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona. | O satisfy us early with thy mercy; that we may rejoice and be glad all our days. |
| 15 | Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë. | Make us glad according to the days wherein thou hast afflicted us, and the years wherein we have seen evil. |
| 16 | Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre. | Let thy work appear unto thy servants, and thy glory unto their children. |
| 17 | Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona. | And let the beauty of the Lord our God be upon us: and establish thou the work of our hands upon us; yea, the work of our hands establish thou it. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL