시편 85편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria. | Lord, thou hast been favourable unto thy land: thou hast brought back the captivity of Jacob. |
| 2 | Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela) | Thou hast forgiven the iniquity of thy people, thou hast covered all their sin. Selah. |
| 3 | Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë. | Thou hast taken away all thy wrath: thou hast turned thyself from the fierceness of thine anger. |
| 4 | Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh. | Turn us, O God of our salvation, and cause thine anger toward us to cease. |
| 5 | A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi? | Wilt thou be angry with us for ever? wilt thou draw out thine anger to all generations? |
| 6 | A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti? | Wilt thou not revive us again: that thy people may rejoice in thee? |
| 7 | Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd. | Shew us thy mercy, O Lord, and grant us thy salvation. |
| 8 | Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend. | I will hear what God the Lord will speak: for he will speak peace unto his people, and to his saints: but let them not turn again to folly. |
| 9 | Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë. | Surely his salvation is nigh them that fear him; that glory may dwell in our land. |
| 10 | Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën. | Mercy and truth are met together; righteousness and peace have kissed each other. |
| 11 | E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli. | Truth shall spring out of the earth; and righteousness shall look down from heaven. |
| 12 | Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj. | Yea, the Lord shall give that which is good; and our land shall yield her increase. |
| 13 | Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij. | Righteousness shall go before him; and shall set us in the way of his steps. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL