시편 86편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar. | Bow down thine ear, O Lord, hear me: for I am poor and needy. |
| 2 | Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti. | Preserve my soul; for I am holy: O thou my God, save thy servant that trusteth in thee. |
| 3 | Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën. | Be merciful unto me, O Lord: for I cry unto thee daily. |
| 4 | Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim. | Rejoice the soul of thy servant: for unto thee, O Lord, do I lift up my soul. |
| 5 | Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë. | For thou, Lord, art good, and ready to forgive; and plenteous in mercy unto all them that call upon thee. |
| 6 | Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia. | Give ear, O Lord, unto my prayer; and attend to the voice of my supplications. |
| 7 | Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh. | In the day of my trouble I will call upon thee: for thou wilt answer me. |
| 8 | Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat. | Among the gods there is none like unto thee, O Lord; neither are there any works like unto thy works. |
| 9 | Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd. | All nations whom thou hast made shall come and worship before thee, O Lord; and shall glorify thy name. |
| 10 | Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia. | For thou art great, and doest wondrous things: thou art God alone. |
| 11 | Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd. | Teach me thy way, O Lord; I will walk in thy truth: unite my heart to fear thy name. |
| 12 | Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë. | I will praise thee, O Lord my God, with all my heart: and I will glorify thy name for evermore. |
| 13 | Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli. | For great is thy mercy toward me: and thou hast delivered my soul from the lowest hell. |
| 14 | O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre. | O God, the proud are risen against me, and the assemblies of violent men have sought after my soul; and have not set thee before them. |
| 15 | Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë. | But thou, O Lord, art a God full of compassion, and gracious, longsuffering, and plenteous in mercy and truth. |
| 16 | Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate. | O turn unto me, and have mercy upon me; give thy strength unto thy servant, and save the son of thine handmaid. |
| 17 | Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar. | Shew me a token for good; that they which hate me may see it, and be ashamed: because thou, Lord, hast holpen me, and comforted me. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL