로그인

시편 77편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 20절

  1. 1 Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.
  2. 2 Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.
  3. 3 Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)
  4. 4 Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.
  5. 5 Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.
  6. 6 Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.
  7. 7 A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?
  8. 8 Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?
  9. 9 Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)
  10. 10 Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".
  11. 11 Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,
  12. 12 do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.
  13. 13 O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?
  14. 14 Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.
  15. 15 Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)
  16. 16 Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.
  17. 17 Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.
  18. 18 Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.
  19. 19 Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.
  20. 20 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗