로그인

시편 76편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절

  1. 1 Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.
  2. 2 Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.
  3. 3 Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)
  4. 4 Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.
  5. 5 Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.
  6. 6 Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.
  7. 7 Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?
  8. 8 Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,
  9. 9 kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
  10. 10 Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
  11. 11 Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
  12. 12 Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗