시편 73편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 28절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra. | Truly God is good to Israel, even to such as are of a clean heart. |
| 2 | Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin. | But as for me, my feet were almost gone; my steps had well nigh slipped. |
| 3 | Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij. | For I was envious at the foolish, when I saw the prosperity of the wicked. |
| 4 | Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë. | For there are no bands in their death: but their strength is firm. |
| 5 | Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë. | They are not in trouble as other men; neither are they plagued like other men. |
| 6 | Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe. | Therefore pride compasseth them about as a chain; violence covereth them as a garment. |
| 7 | Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë. | Their eyes stand out with fatness: they have more than heart could wish. |
| 8 | Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë. | They are corrupt, and speak wickedly concerning oppression: they speak loftily. |
| 9 | E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën. | They set their mouth against the heavens, and their tongue walketh through the earth. |
| 10 | Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre, | Therefore his people return hither: and waters of a full cup are wrung out to them. |
| 11 | dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?". | And they say, How doth God know? and is there knowledge in the most High? |
| 12 | Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre. | Behold, these are the ungodly, who prosper in the world; they increase in riches. |
| 13 | Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time. | Verily I have cleansed my heart in vain, and washed my hands in innocency. |
| 14 | Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes. | For all the day long have I been plagued, and chastened every morning. |
| 15 | Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu. | If I say, I will speak thus; behold, I should offend against the generation of thy children. |
| 16 | Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë. | When I thought to know this, it was too painful for me; |
| 17 | Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. | Until I went into the sanctuary of God; then understood I their end. |
| 18 | Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim. | Surely thou didst set them in slippery places: thou castedst them down into destruction. |
| 19 | Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri! | How are they brought into desolation, as in a moment! they are utterly consumed with terrors. |
| 20 | Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë. | As a dream when one awaketh; so, O Lord, when thou awakest, thou shalt despise their image. |
| 21 | Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda, | Thus my heart was grieved, and I was pricked in my reins. |
| 22 | unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë. | So foolish was I, and ignorant: I was as a beast before thee. |
| 23 | Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë. | Nevertheless I am continually with thee: thou hast holden me by my right hand. |
| 24 | Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi. | Thou shalt guide me with thy counsel, and afterward receive me to glory. |
| 25 | Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. | Whom have I in heaven but thee? and there is none upon earth that I desire beside thee. |
| 26 | Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi. | My flesh and my heart faileth: but God is the strength of my heart, and my portion for ever. |
| 27 | Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje. | For, lo, they that are far from thee shall perish: thou hast destroyed all them that go a whoring from thee. |
| 28 | Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua. | But it is good for me to draw near to God: I have put my trust in the Lord God, that I may declare all thy works. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL