시편 72편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 20절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit, | Give the king thy judgments, O God, and thy righteousness unto the king’s son. |
| 2 | dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi. | He shall judge thy people with righteousness, and thy poor with judgment. |
| 3 | Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë. | The mountains shall bring peace to the people, and the little hills, by righteousness. |
| 4 | Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin. | He shall judge the poor of the people, he shall save the children of the needy, and shall break in pieces the oppressor. |
| 5 | Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat. | They shall fear thee as long as the sun and moon endure, throughout all generations. |
| 6 | Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën. | He shall come down like rain upon the mown grass: as showers that water the earth. |
| 7 | Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë. | In his days shall the righteous flourish; and abundance of peace so long as the moon endureth. |
| 8 | Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës. | He shall have dominion also from sea to sea, and from the river unto the ends of the earth. |
| 9 | Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin. | They that dwell in the wilderness shall bow before him; and his enemies shall lick the dust. |
| 10 | Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata. | The kings of Tarshish and of the isles shall bring presents: the kings of Sheba and Seba shall offer gifts. |
| 11 | Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë. | Yea, all kings shall fall down before him: all nations shall serve him. |
| 12 | Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. | For he shall deliver the needy when he crieth; the poor also, and him that hath no helper. |
| 13 | Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve. | He shall spare the poor and needy, and shall save the souls of the needy. |
| 14 | Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij. | He shall redeem their soul from deceit and violence: and precious shall their blood be in his sight. |
| 15 | Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën. | And he shall live, and to him shall be given of the gold of Sheba: prayer also shall be made for him continually; and daily shall he be praised. |
| 16 | Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës. | There shall be an handful of corn in the earth upon the top of the mountains; the fruit thereof shall shake like Lebanon: and they of the city shall flourish like grass of the earth. |
| 17 | Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur. | His name shall endure for ever: his name shall be continued as long as the sun: and men shall be blessed in him: all nations shall call him blessed. |
| 18 | I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli. | Blessed be the Lord God, the God of Israel, who only doeth wondrous things. |
| 19 | Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen. | And blessed be his glorious name for ever: and let the whole earth be filled with his glory; Amen, and Amen. |
| 20 | Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait. | The prayers of David the son of Jesse are ended. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL