시편 71편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 24절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë. | In thee, O Lord, do I put my trust: let me never be put to confusion. |
| 2 | Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto. | Deliver me in thy righteousness, and cause me to escape: incline thine ear unto me, and save me. |
| 3 | Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime. | Be thou my strong habitation, whereunto I may continually resort: thou hast given commandment to save me; for thou art my rock and my fortress. |
| 4 | Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën. | Deliver me, O my God, out of the hand of the wicked, out of the hand of the unrighteous and cruel man. |
| 5 | Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë. | For thou art my hope, O Lord God: thou art my trust from my youth. |
| 6 | Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im. | By thee have I been holden up from the womb: thou art he that took me out of my mother’s bowels: my praise shall be continually of thee. |
| 7 | Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë. | I am as a wonder unto many; but thou art my strong refuge. |
| 8 | Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën. | Let my mouth be filled with thy praise and with thy honour all the day. |
| 9 | Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet. | Cast me not off in the time of old age; forsake me not when my strength faileth. |
| 10 | Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë, | For mine enemies speak against me; and they that lay wait for my soul take counsel together, |
| 11 | duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë". | Saying, God hath forsaken him: persecute and take him; for there is none to deliver him. |
| 12 | O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh. | O God, be not far from me: O my God, make haste for my help. |
| 13 | U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen. | Let them be confounded and consumed that are adversaries to my soul; let them be covered with reproach and dishonour that seek my hurt. |
| 14 | Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër. | But I will hope continually, and will yet praise thee more and more. |
| 15 | Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre. | My mouth shall shew forth thy righteousness and thy salvation all the day; for I know not the numbers thereof. |
| 16 | Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden. | I will go in the strength of the Lord God: I will make mention of thy righteousness, even of thine only. |
| 17 | O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua. | O God, thou hast taught me from my youth: and hitherto have I declared thy wondrous works. |
| 18 | Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë. | Now also when I am old and grayheaded, O God, forsake me not; until I have shewed thy strength unto this generation, and thy power to every one that is to come. |
| 19 | Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty? | Thy righteousness also, O God, is very high, who hast done great things: O God, who is like unto thee! |
| 20 | Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës. | Thou, which hast shewed me great and sore troubles, shalt quicken me again, and shalt bring me up again from the depths of the earth. |
| 21 | Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh. | Thou shalt increase my greatness, and comfort me on every side. |
| 22 | Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit. | I will also praise thee with the psaltery, even thy truth, O my God: unto thee will I sing with the harp, O thou Holy One of Israel. |
| 23 | Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar. | My lips shall greatly rejoice when I sing unto thee; and my soul, which thou hast redeemed. |
| 24 | Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen. | My tongue also shall talk of thy righteousness all the day long: for they are confounded, for they are brought unto shame, that seek my hurt. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL