시편 6편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 10절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate. | O Lord, rebuke me not in thine anger, neither chasten me in thy hot displeasure. |
| 2 | Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë. | Have mercy upon me, O Lord; for I am weak: O Lord, heal me; for my bones are vexed. |
| 3 | Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur? | My soul is also sore vexed: but thou, O Lord, how long? |
| 4 | Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate. | Return, O Lord, deliver my soul: oh save me for thy mercies’ sake. |
| 5 | Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol? | For in death there is no remembrance of thee: in the grave who shall give thee thanks? |
| 6 | Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time. | I am weary with my groaning; all the night make I my bed to swim; I water my couch with my tears. |
| 7 | Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi. | Mine eye is consumed because of grief; it waxeth old because of all mine enemies. |
| 8 | Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim. | Depart from me, all ye workers of iniquity; for the Lord hath heard the voice of my weeping. |
| 9 | Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time. | The Lord hath heard my supplication; the Lord will receive my prayer. |
| 10 | Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast. | Let all mine enemies be ashamed and sore vexed: let them return and be ashamed suddenly. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL