시편 7편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 17절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë, | O Lord my God, in thee do I put my trust: save me from all them that persecute me, and deliver me: |
| 2 | që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë. | Lest he tear my soul like a lion, rending it in pieces, while there is none to deliver. |
| 3 | O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia, | O Lord my God, if I have done this; if there be iniquity in my hands; |
| 4 | në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye, | If I have rewarded evil unto him that was at peace with me; (yea, I have delivered him that without cause is mine enemy:) |
| 5 | le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela) | Let the enemy persecute my soul, and take it; yea, let him tread down my life upon the earth, and lay mine honour in the dust. Selah. |
| 6 | Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin. | Arise, O Lord, in thine anger, lift up thyself because of the rage of mine enemies: and awake for me to the judgment that thou hast commanded. |
| 7 | Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur. | So shall the congregation of the people compass thee about: for their sakes therefore return thou on high. |
| 8 | Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime. | The Lord shall judge the people: judge me, O Lord, according to my righteousness, and according to mine integrity that is in me. |
| 9 | Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet. | Oh let the wickedness of the wicked come to an end; but establish the just: for the righteous God trieth the hearts and reins. |
| 10 | Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra. | My defence is of God, which saveth the upright in heart. |
| 11 | Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit. | God judgeth the righteous, and God is angry with the wicked every day. |
| 12 | Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur. | If he turn not, he will whet his sword; he hath bent his bow, and made it ready. |
| 13 | Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta. | He hath also prepared for him the instruments of death; he ordaineth his arrows against the persecutors. |
| 14 | Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin. | Behold, he travaileth with iniquity, and hath conceived mischief, and brought forth falsehood. |
| 15 | Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë. | He made a pit, and digged it, and is fallen into the ditch which he made. |
| 16 | Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës. | His mischief shall return upon his own head, and his violent dealing shall come down upon his own pate. |
| 17 | Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit. | I will praise the Lord according to his righteousness: and will sing praise to the name of the Lord most high. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL