시편 5편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim. | Give ear to my words, O Lord, consider my meditation. |
| 2 | Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time. | Hearken unto the voice of my cry, my King, and my God: for unto thee will I pray. |
| 3 | O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres, | My voice shalt thou hear in the morning, O Lord; in the morning will I direct my prayer unto thee, and will look up. |
| 4 | sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja. | For thou art not a God that hath pleasure in wickedness: neither shall evil dwell with thee. |
| 5 | Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi. | The foolish shall not stand in thy sight: thou hatest all workers of iniquity. |
| 6 | Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues. | Thou shalt destroy them that speak leasing: the Lord will abhor the bloody and deceitful man. |
| 7 | Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë. | But as for me, I will come into thy house in the multitude of thy mercy: and in thy fear will I worship toward thy holy temple. |
| 8 | O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde, | Lead me, O Lord, in thy righteousness because of mine enemies; make thy way straight before my face. |
| 9 | sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka. | For there is no faithfulness in their mouth; their inward part is very wickedness; their throat is an open sepulchre; they flatter with their tongue. |
| 10 | Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje. | Destroy thou them, O God; let them fall by their own counsels; cast them out in the multitude of their transgressions; for they have rebelled against thee. |
| 11 | Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd, | But let all those that put their trust in thee rejoice: let them ever shout for joy, because thou defendest them: let them also that love thy name be joyful in thee. |
| 12 | sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë. | For thou, Lord, wilt bless the righteous; with favour wilt thou compass him as with a shield. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL