시편 66편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 20절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës; | Make a joyful noise unto God, all ye lands: |
| 2 | i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij. | Sing forth the honour of his name: make his praise glorious. |
| 3 | I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty. | Say unto God, How terrible art thou in thy works! through the greatness of thy power shall thine enemies submit themselves unto thee. |
| 4 | Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela) | All the earth shall worship thee, and shall sing unto thee; they shall sing to thy name. Selah. |
| 5 | Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve. | Come and see the works of God: he is terrible in his doing toward the children of men. |
| 6 | Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të. | He turned the sea into dry land: they went through the flood on foot: there did we rejoice in him. |
| 7 | Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela) | He ruleth by his power for ever; his eyes behold the nations: let not the rebellious exalt themselves. Selah. |
| 8 | Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij. | O bless our God, ye people, and make the voice of his praise to be heard: |
| 9 | Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen. | Which holdeth our soul in life, and suffereth not our feet to be moved. |
| 10 | Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi. | For thou, O God, hast proved us: thou hast tried us, as silver is tried. |
| 11 | Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona. | Thou broughtest us into the net; thou laidst affliction upon our loins. |
| 12 | Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët. | Thou hast caused men to ride over our heads; we went through fire and through water: but thou broughtest us out into a wealthy place. |
| 13 | Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia, | I will go into thy house with burnt offerings: I will pay thee my vows, |
| 14 | që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi. | Which my lips have uttered, and my mouth hath spoken, when I was in trouble. |
| 15 | Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela) | I will offer unto thee burnt sacrifices of fatlings, with the incense of rams; I will offer bullocks with goats. Selah. |
| 16 | Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim. | Come and hear, all ye that fear God, and I will declare what he hath done for my soul. |
| 17 | I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time. | I cried unto him with my mouth, and he was extolled with my tongue. |
| 18 | Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar. | If I regard iniquity in my heart, the Lord will not hear me: |
| 19 | Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime. | But verily God hath heard me; he hath attended to the voice of my prayer. |
| 20 | Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij. | Blessed be God, which hath not turned away my prayer, nor his mercy from me. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL