시편 57편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë. | Be merciful unto me, O God, be merciful unto me: for my soul trusteth in thee: yea, in the shadow of thy wings will I make my refuge, until these calamities be overpast. |
| 2 | Unë do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua. | I will cry unto God most high; unto God that performeth all things for me. |
| 3 | Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij. | He shall send from heaven, and save me from the reproach of him that would swallow me up. Selah. God shall send forth his mercy and his truth. |
| 4 | Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë. | My soul is among lions: and I lie even among them that are set on fire, even the sons of men, whose teeth are spears and arrows, and their tongue a sharp sword. |
| 5 | U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën. | Be thou exalted, O God, above the heavens; let thy glory be above all the earth. |
| 6 | Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela) | They have prepared a net for my steps; my soul is bowed down: they have digged a pit before me, into the midst whereof they are fallen themselves. Selah. |
| 7 | Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj. | My heart is fixed, O God, my heart is fixed: I will sing and give praise. |
| 8 | Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin. | Awake up, my glory; awake, psaltery and harp: I myself will awake early. |
| 9 | Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve, | I will praise thee, O Lord, among the people: I will sing unto thee among the nations. |
| 10 | sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë. | For thy mercy is great unto the heavens, and thy truth unto the clouds. |
| 11 | U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën. | Be thou exalted, O God, above the heavens: let thy glory be above all the earth. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL