시편 58편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 11절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve? | Do ye indeed speak righteousness, O congregation? do ye judge uprightly, O ye sons of men? |
| 2 | Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë. | Yea, in heart ye work wickedness; ye weigh the violence of your hands in the earth. |
| 3 | Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje. | The wicked are estranged from the womb: they go astray as soon as they be born, speaking lies. |
| 4 | Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet, | Their poison is like the poison of a serpent: they are like the deaf adder that stoppeth her ear; |
| 5 | për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji. | Which will not hearken to the voice of charmers, charming never so wisely. |
| 6 | O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve. | Break their teeth, O God, in their mouth: break out the great teeth of the young lions, O Lord. |
| 7 | U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë. | Let them melt away as waters which run continually: when he bendeth his bow to shoot his arrows, let them be as cut in pieces. |
| 8 | U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin. | As a snail which melteth, let every one of them pass away: like the untimely birth of a woman, that they may not see the sun. |
| 9 | Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t'i heqë tutje si një vorbull. | Before your pots can feel the thorns, he shall take them away as with a whirlwind, both living, and in his wrath. |
| 10 | I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit. | The righteous shall rejoice when he seeth the vengeance: he shall wash his feet in the blood of the wicked. |
| 11 | Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë". | So that a man shall say, Verily there is a reward for the righteous: verily he is a God that judgeth in the earth. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL