시편 56편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre. | Be merciful unto me, O God: for man would swallow me up; he fighting daily oppresseth me. |
| 2 | Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre. | Mine enemies would daily swallow me up: for they be many that fight against me, O thou most High. |
| 3 | Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. | What time I am afraid, I will trust in thee. |
| 4 | Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu? | In God I will praise his word, in God I have put my trust; I will not fear what flesh can do unto me. |
| 5 | Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq. | Every day they wrest my words: all their thoughts are against me for evil. |
| 6 | Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën. | They gather themselves together, they hide themselves, they mark my steps, when they wait for my soul. |
| 7 | Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt. | Shall they escape by iniquity? in thine anger cast down the people, O God. |
| 8 | Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd? | Thou tellest my wanderings: put thou my tears into thy bottle: are they not in thy book? |
| 9 | Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua. | When I cry unto thee, then shall mine enemies turn back: this I know; for God is for me. |
| 10 | Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij. | In God will I praise his word: in the Lord will I praise his word. |
| 11 | Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu? | In God have I put my trust: I will not be afraid what man can do unto me. |
| 12 | Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj. | Thy vows are upon me, O God: I will render praises unto thee. |
| 13 | Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve. | For thou hast delivered my soul from death: wilt not thou deliver my feet from falling, that I may walk before God in the light of the living? |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL