시편 55편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time. | Give ear to my prayer, O God; and hide not thyself from my supplication. |
| 2 | Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj, | Attend unto me, and hear me: I mourn in my complaint, and make a noise; |
| 3 | për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës. | Because of the voice of the enemy, because of the oppression of the wicked: for they cast iniquity upon me, and in wrath they hate me. |
| 4 | Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua. | My heart is sore pained within me: and the terrors of death are fallen upon me. |
| 5 | Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur. | Fearfulness and trembling are come upon me, and horror hath overwhelmed me. |
| 6 | Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje. | And I said, Oh that I had wings like a dove! for then would I fly away, and be at rest. |
| 7 | Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela) | Lo, then would I wander far off, and remain in the wilderness. Selah. |
| 8 | Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna". | I would hasten my escape from the windy storm and tempest. |
| 9 | Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet. | Destroy, O Lord, and divide their tongues: for I have seen violence and strife in the city. |
| 10 | Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja. | Day and night they go about it upon the walls thereof: mischief also and sorrow are in the midst of it. |
| 11 | Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij. | Wickedness is in the midst thereof: deceit and guile depart not from her streets. |
| 12 | Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij. | For it was not an enemy that reproached me; then I could have borne it: neither was it he that hated me that did magnify himself against me; then I would have hid myself from him: |
| 13 | Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë. | But it was thou, a man mine equal, my guide, and mine acquaintance. |
| 14 | Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë. | We took sweet counsel together, and walked unto the house of God in company. |
| 15 | I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi. | Let death seize upon them, and let them go down quick into hell: for wickedness is in their dwellings, and among them. |
| 16 | Sa për mua, do t'i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë. | As for me, I will call upon God; and the Lord shall save me. |
| 17 | Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim. | Evening, and morning, and at noon, will I pray, and cry aloud: and he shall hear my voice. |
| 18 | Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje. | He hath delivered my soul in peace from the battle that was against me: for there were many with me. |
| 19 | Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t'i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela) | God shall hear, and afflict them, even he that abideth of old. Selah. Because they have no changes, therefore they fear not God. |
| 20 | Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij. | He hath put forth his hands against such as be at peace with him: he hath broken his covenant. |
| 21 | Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura. | The words of his mouth were smoother than butter, but war was in his heart: his words were softer than oil, yet were they drawn swords. |
| 22 | Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet. | Cast thy burden upon the Lord, and he shall sustain thee: he shall never suffer the righteous to be moved. |
| 23 | Por ti, o Perëndi, do t'i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti. | But thou, O God, shalt bring them down into the pit of destruction: bloody and deceitful men shall not live out half their days; but I will trust in thee. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL