시편 54편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 7절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde. | Save me, O God, by thy name, and judge me by thy strength. |
| 2 | O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime. | Hear my prayer, O God; give ear to the words of my mouth. |
| 3 | Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela) | For strangers are risen up against me, and oppressors seek after my soul: they have not set God before them. Selah. |
| 4 | Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time. | Behold, God is mine helper: the Lord is with them that uphold my soul. |
| 5 | Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji. | He shall reward evil unto mine enemies: cut them off in thy truth. |
| 6 | Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë; | I will freely sacrifice unto thee: I will praise thy name, O Lord; for it is good. |
| 7 | sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja. | For he hath delivered me out of all trouble: and mine eye hath seen his desire upon mine enemies. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL