시편 50편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 23절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim. | The mighty God, even the Lord, hath spoken, and called the earth from the rising of the sun unto the going down thereof. |
| 2 | Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen. | Out of Zion, the perfection of beauty, God hath shined. |
| 3 | Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe. | Our God shall come, and shall not keep silence: a fire shall devour before him, and it shall be very tempestuous round about him. |
| 4 | Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij, | He shall call to the heavens from above, and to the earth, that he may judge his people. |
| 5 | dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit". | Gather my saints together unto me; those that have made a covenant with me by sacrifice. |
| 6 | Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela) | And the heavens shall declare his righteousness: for God is judge himself. Selah. |
| 7 | "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt. | Hear, O my people, and I will speak; O Israel, and I will testify against thee: I am God, even thy God. |
| 8 | Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara. | I will not reprove thee for thy sacrifices or thy burnt offerings, to have been continually before me. |
| 9 | Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua. | I will take no bullock out of thy house, nor he goats out of thy folds. |
| 10 | Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. | For every beast of the forest is mine, and the cattle upon a thousand hills. |
| 11 | I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat. | I know all the fowls of the mountains: and the wild beasts of the field are mine. |
| 12 | Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat. | If I were hungry, I would not tell thee: for the world is mine, and the fulness thereof. |
| 13 | A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi? | Will I eat the flesh of bulls, or drink the blood of goats? |
| 14 | Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit. | Offer unto God thanksgiving; and pay thy vows unto the most High: |
| 15 | Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh". | And call upon me in the day of trouble: I will deliver thee, and thou shalt glorify me. |
| 16 | Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time, | But unto the wicked God saith, What hast thou to do to declare my statutes, or that thou shouldest take my covenant in thy mouth? |
| 17 | ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia? | Seeing thou hatest instruction, and castest my words behind thee. |
| 18 | Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën. | When thou sawest a thief, then thou consentedst with him, and hast been partaker with adulterers. |
| 19 | Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime. | Thou givest thy mouth to evil, and thy tongue frameth deceit. |
| 20 | Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate. | Thou sittest and speakest against thy brother; thou slanderest thine own mother’s son. |
| 21 | Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu. | These things hast thou done, and I kept silence; thou thoughtest that I was altogether such an one as thyself: but I will reprove thee, and set them in order before thine eyes. |
| 22 | Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot. | Now consider this, ye that forget God, lest I tear you in pieces, and there be none to deliver. |
| 23 | Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë". | Whoso offereth praise glorifieth me: and to him that ordereth his conversation aright will I shew the salvation of God. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL