시편 49편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 20절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, | Hear this, all ye people; give ear, all ye inhabitants of the world: |
| 2 | qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. | Both low and high, rich and poor, together. |
| 3 | Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. | My mouth shall speak of wisdom; and the meditation of my heart shall be of understanding. |
| 4 | Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. | I will incline mine ear to a parable: I will open my dark saying upon the harp. |
| 5 | Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, | Wherefore should I fear in the days of evil, when the iniquity of my heels shall compass me about? |
| 6 | ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? | They that trust in their wealth, and boast themselves in the multitude of their riches; |
| 7 | Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, | None of them can by any means redeem his brother, nor give to God a ransom for him: |
| 8 | sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, | (For the redemption of their soul is precious, and it ceaseth for ever:) |
| 9 | për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën. | That he should still live for ever, and not see corruption. |
| 10 | Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre. | For he seeth that wise men die, likewise the fool and the brutish person perish, and leave their wealth to others. |
| 11 | Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre. | Their inward thought is, that their houses shall continue for ever, and their dwelling places to all generations; they call their lands after their own names. |
| 12 | Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë. | Nevertheless man being in honour abideth not: he is like the beasts that perish. |
| 13 | Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela) | This their way is their folly: yet their posterity approve their sayings. Selah. |
| 14 | Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. | Like sheep they are laid in the grave; death shall feed on them; and the upright shall have dominion over them in the morning; and their beauty shall consume in the grave from their dwelling. |
| 15 | Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) | But God will redeem my soul from the power of the grave: for he shall receive me. Selah. |
| 16 | Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet, | Be not thou afraid when one is made rich, when the glory of his house is increased; |
| 17 | sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij. | For when he dieth he shall carry nothing away: his glory shall not descend after him. |
| 18 | Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh), | Though while he lived he blessed his soul: and men will praise thee, when thou doest well to thyself. |
| 19 | ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën. | He shall go to the generation of his fathers; they shall never see light. |
| 20 | Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken. | Man that is in honour, and understandeth not, is like the beasts that perish. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL