시편 51편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 19절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë. | Have mercy upon me, O God, according to thy lovingkindness: according unto the multitude of thy tender mercies blot out my transgressions. |
| 2 | Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im, | Wash me throughly from mine iniquity, and cleanse me from my sin. |
| 3 | Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. | For I acknowledge my transgressions: and my sin is ever before me. |
| 4 | Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon. | Against thee, thee only, have I sinned, and done this evil in thy sight: that thou mightest be justified when thou speakest, and be clear when thou judgest. |
| 5 | Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat. | Behold, I was shapen in iniquity; and in sin did my mother conceive me. |
| 6 | Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës. | Behold, thou desirest truth in the inward parts: and in the hidden part thou shalt make me to know wisdom. |
| 7 | Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora. | Purge me with hyssop, and I shall be clean: wash me, and I shall be whiter than snow. |
| 8 | Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato. | Make me to hear joy and gladness; that the bones which thou hast broken may rejoice. |
| 9 | Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia. | Hide thy face from my sins, and blot out all mine iniquities. |
| 10 | O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. | Create in me a clean heart, O God; and renew a right spirit within me. |
| 11 | Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. | Cast me not away from thy presence; and take not thy holy spirit from me. |
| 12 | Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës. | Restore unto me the joy of thy salvation; and uphold me with thy free spirit. |
| 13 | Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje. | Then will I teach transgressors thy ways; and sinners shall be converted unto thee. |
| 14 | Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde. | Deliver me from bloodguiltiness, O God, thou God of my salvation: and my tongue shall sing aloud of thy righteousness. |
| 15 | O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd. | O Lord, open thou my lips; and my mouth shall shew forth thy praise. |
| 16 | Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti. | For thou desirest not sacrifice; else would I give it: thou delightest not in burnt offering. |
| 17 | Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar. | The sacrifices of God are a broken spirit: a broken and a contrite heart, O God, thou wilt not despise. |
| 18 | Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit. | Do good in thy good pleasure unto Zion: build thou the walls of Jerusalem. |
| 19 | Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd. | Then shalt thou be pleased with the sacrifices of righteousness, with burnt offering and whole burnt offering: then shall they offer bullocks upon thine altar. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL