시편 48편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 14절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë. | Great is the Lord, and greatly to be praised in the city of our God, in the mountain of his holiness. |
| 2 | I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh. | Beautiful for situation, the joy of the whole earth, is mount Zion, on the sides of the north, the city of the great King. |
| 3 | Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme. | God is known in her palaces for a refuge. |
| 4 | Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht, | For, lo, the kings were assembled, they passed by together. |
| 5 | por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar. | They saw it, and so they marvelled; they were troubled, and hasted away. |
| 6 | Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes, | Fear took hold upon them there, and pain, as of a woman in travail. |
| 7 | në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit. | Thou breakest the ships of Tarshish with an east wind. |
| 8 | Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë. | As we have heard, so have we seen in the city of the Lord of hosts, in the city of our God: God will establish it for ever. Selah. |
| 9 | Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde. | We have thought of thy lovingkindness, O God, in the midst of thy temple. |
| 10 | Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi. | According to thy name, O God, so is thy praise unto the ends of the earth: thy right hand is full of righteousness. |
| 11 | Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua. | Let mount Zion rejoice, let the daughters of Judah be glad, because of thy judgments. |
| 12 | I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij, | Walk about Zion, and go round about her: tell the towers thereof. |
| 13 | këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë. | Mark ye well her bulwarks, consider her palaces; that ye may tell it to the generation following. |
| 14 | Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje. | For this God is our God for ever and ever: he will be our guide even unto death. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL