시편 48편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 14절
- 1 I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
- 2 I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
- 3 Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
- 4 Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
- 5 por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
- 6 Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
- 7 në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
- 8 Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
- 9 Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
- 10 Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
- 11 Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
- 12 I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
- 13 këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.
- 14 Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗