시편 47편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 9절
- 1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
- 2 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
- 3 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
- 4 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
- 5 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
- 6 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
- 7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
- 8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
- 9 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗