로그인

시편 33편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절

  1. 1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
  2. 2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.
  3. 3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.
  4. 4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
  5. 5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
  6. 6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.
  7. 7 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.
  8. 8 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.
  9. 9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.
  10. 10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.
  11. 11 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
  12. 12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
  13. 13 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.
  14. 14 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.
  15. 15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
  16. 16 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
  17. 17 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.
  18. 18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
  19. 19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.
  20. 20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.
  21. 21 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.
  22. 22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗