로그인

시편 26편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절 · 대역: King James Version

절Albanian BibleKing James Version
1 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. Judge me, O Lord; for I have walked in mine integrity: I have trusted also in the Lord; therefore I shall not slide.
2 Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. Examine me, O Lord, and prove me; try my reins and my heart.
3 Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde. For thy lovingkindness is before mine eyes: and I have walked in thy truth.
4 Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë. I have not sat with vain persons, neither will I go in with dissemblers.
5 Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët. I have hated the congregation of evil doers; and will not sit with the wicked.
6 Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot, I will wash mine hands in innocency: so will I compass thine altar, O Lord:
7 për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua. That I may publish with the voice of thanksgiving, and tell of all thy wondrous works.
8 O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote. Lord, I have loved the habitation of thy house, and the place where thine honour dwelleth.
9 Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë, Gather not my soul with sinners, nor my life with bloody men:
10 sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata. In whose hands is mischief, and their right hand is full of bribes.
11 Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua. But as for me, I will walk in mine integrity: redeem me, and be merciful unto me.
12 Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin. My foot standeth in an even place: in the congregations will I bless the Lord.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL