시편 25편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim. | Unto thee, O Lord, do I lift up my soul. |
| 2 | O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua. | O my God, I trust in thee: let me not be ashamed, let not mine enemies triumph over me. |
| 3 | Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak. | Yea, let none that wait on thee be ashamed: let them be ashamed which transgress without cause. |
| 4 | O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua. | Shew me thy ways, O Lord; teach me thy paths. |
| 5 | Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës. | Lead me in thy truth, and teach me: for thou art the God of my salvation; on thee do I wait all the day. |
| 6 | Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme. | Remember, O Lord, thy tender mercies and thy lovingkindnesses; for they have been ever of old. |
| 7 | Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate. | Remember not the sins of my youth, nor my transgressions: according to thy mercy remember thou me for thy goodness’ sake, O Lord. |
| 8 | Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve. | Good and upright is the Lord: therefore will he teach sinners in the way. |
| 9 | Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij. | The meek will he guide in judgment: and the meek will he teach his way. |
| 10 | Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij. | All the paths of the Lord are mercy and truth unto such as keep his covenant and his testimonies. |
| 11 | Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe. | For thy name’s sake, O Lord, pardon mine iniquity; for it is great. |
| 12 | Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë. | What man is he that feareth the Lord? him shall he teach in the way that he shall choose. |
| 13 | Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën. | His soul shall dwell at ease; and his seed shall inherit the earth. |
| 14 | Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij. | The secret of the Lord is with them that fear him; and he will shew them his covenant. |
| 15 | Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta. | Mine eyes are ever toward the Lord; for he shall pluck my feet out of the net. |
| 16 | Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar. | Turn thee unto me, and have mercy upon me; for I am desolate and afflicted. |
| 17 | Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia. | The troubles of my heart are enlarged: O bring thou me out of my distresses. |
| 18 | Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia. | Look upon mine affliction and my pain; and forgive all my sins. |
| 19 | Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë. | Consider mine enemies; for they are many; and they hate me with cruel hatred. |
| 20 | Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti. | O keep my soul, and deliver me: let me not be ashamed; for I put my trust in thee. |
| 21 | Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti. | Let integrity and uprightness preserve me; for I wait on thee. |
| 22 | O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij. | Redeem Israel, O God, out of all his troubles. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL