시편 27편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 14절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë? | The Lord is my light and my salvation; whom shall I fear? the Lord is the strength of my life; of whom shall I be afraid? |
| 2 | Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë. | When the wicked, even mine enemies and my foes, came upon me to eat up my flesh, they stumbled and fell. |
| 3 | Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim. | Though an host should encamp against me, my heart shall not fear: though war should rise against me, in this will I be confident. |
| 4 | Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij. | One thing have I desired of the Lord, that will I seek after; that I may dwell in the house of the Lord all the days of my life, to behold the beauty of the Lord, and to enquire in his temple. |
| 5 | Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb. | For in the time of trouble he shall hide me in his pavilion: in the secret of his tabernacle shall he hide me; he shall set me up upon a rock. |
| 6 | Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit. | And now shall mine head be lifted up above mine enemies round about me: therefore will I offer in his tabernacle sacrifices of joy; I will sing, yea, I will sing praises unto the Lord. |
| 7 | O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu. | Hear, O Lord, when I cry with my voice: have mercy also upon me, and answer me. |
| 8 | Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot. | When thou saidst, Seek ye my face; my heart said unto thee, Thy face, Lord, will I seek. |
| 9 | Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim. | Hide not thy face far from me; put not thy servant away in anger: thou hast been my help; leave me not, neither forsake me, O God of my salvation. |
| 10 | Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte. | When my father and my mother forsake me, then the Lord will take me up. |
| 11 | O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi. | Teach me thy way, O Lord, and lead me in a plain path, because of mine enemies. |
| 12 | Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën. | Deliver me not over unto the will of mine enemies: for false witnesses are risen up against me, and such as breathe out cruelty. |
| 13 | Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve! | I had fainted, unless I had believed to see the goodness of the Lord in the land of the living. |
| 14 | Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti. | Wait on the Lord: be of good courage, and he shall strengthen thine heart: wait, I say, on the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL