로그인

시편 26편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절

  1. 1 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
  2. 2 Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
  3. 3 Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
  4. 4 Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
  5. 5 Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
  6. 6 Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
  7. 7 për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
  8. 8 O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
  9. 9 Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
  10. 10 sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
  11. 11 Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
  12. 12 Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗