시편 25편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절
- 1 Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.
- 2 O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.
- 3 Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.
- 4 O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.
- 5 Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
- 6 Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.
- 7 Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
- 8 Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.
- 9 Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.
- 10 Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.
- 11 Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.
- 12 Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.
- 13 Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.
- 14 Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.
- 15 Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.
- 16 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
- 17 Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.
- 18 Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.
- 19 Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.
- 20 Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.
- 21 Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.
- 22 O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗