시편 21편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 13절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd! | The king shall joy in thy strength, O Lord; and in thy salvation how greatly shall he rejoice! |
| 2 | Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela) | Thou hast given him his heart’s desire, and hast not withholden the request of his lips. Selah. |
| 3 | Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar. | For thou preventest him with the blessings of goodness: thou settest a crown of pure gold on his head. |
| 4 | Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi. | He asked life of thee, and thou gavest it him, even length of days for ever and ever. |
| 5 | E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi, | His glory is great in thy salvation: honour and majesty hast thou laid upon him. |
| 6 | sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde. | For thou hast made him most blessed for ever: thou hast made him exceeding glad with thy countenance. |
| 7 | Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë. | For the king trusteth in the Lord, and through the mercy of the most High he shall not be moved. |
| 8 | Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë. | Thine hand shall find out all thine enemies: thy right hand shall find out those that hate thee. |
| 9 | Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë. | Thou shalt make them as a fiery oven in the time of thine anger: the Lord shall swallow them up in his wrath, and the fire shall devour them. |
| 10 | Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve, | Their fruit shalt thou destroy from the earth, and their seed from among the children of men. |
| 11 | sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin. | For they intended evil against thee: they imagined a mischievous device, which they are not able to perform. |
| 12 | Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre. | Therefore shalt thou make them turn their back, when thou shalt make ready thine arrows upon thy strings against the face of them. |
| 13 | Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate. | Be thou exalted, Lord, in thine own strength: so will we sing and praise thy power. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL