시편 22편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 31절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? | My God, my God, why hast thou forsaken me? why art thou so far from helping me, and from the words of my roaring? |
| 2 | O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. | O my God, I cry in the daytime, but thou hearest not; and in the night season, and am not silent. |
| 3 | Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit. | But thou art holy, O thou that inhabitest the praises of Israel. |
| 4 | Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. | Our fathers trusted in thee: they trusted, and thou didst deliver them. |
| 5 | Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. | They cried unto thee, and were delivered: they trusted in thee, and were not confounded. |
| 6 | Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. | But I am a worm, and no man; a reproach of men, and despised of the people. |
| 7 | Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, | All they that see me laugh me to scorn: they shoot out the lip, they shake the head, saying, |
| 8 | duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do". | He trusted on the Lord that he would deliver him: let him deliver him, seeing he delighted in him. |
| 9 | Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime. | But thou art he that took me out of the womb: thou didst make me hope when I was upon my mother’s breasts. |
| 10 | Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime. | I was cast upon thee from the womb: thou art my God from my mother’s belly. |
| 11 | Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë. | Be not far from me; for trouble is near; for there is none to help. |
| 12 | Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark; | Many bulls have compassed me: strong bulls of Bashan have beset me round. |
| 13 | ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit. | They gaped upon me with their mouths, as a ravening and a roaring lion. |
| 14 | Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. | I am poured out like water, and all my bones are out of joint: my heart is like wax; it is melted in the midst of my bowels. |
| 15 | Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. | My strength is dried up like a potsherd; and my tongue cleaveth to my jaws; and thou hast brought me into the dust of death. |
| 16 | Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. | For dogs have compassed me: the assembly of the wicked have inclosed me: they pierced my hands and my feet. |
| 17 | Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. | I may tell all my bones: they look and stare upon me. |
| 18 | Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. | They part my garments among them, and cast lots upon my vesture. |
| 19 | Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. | But be not thou far from me, O Lord: O my strength, haste thee to help me. |
| 20 | Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. | Deliver my soul from the sword; my darling from the power of the dog. |
| 21 | Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje. | Save me from the lion’s mouth: for thou hast heard me from the horns of the unicorns. |
| 22 | Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit. | I will declare thy name unto my brethren: in the midst of the congregation will I praise thee. |
| 23 | Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. | Ye that fear the Lord, praise him; all ye the seed of Jacob, glorify him; and fear him, all ye the seed of Israel. |
| 24 | Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. | For he hath not despised nor abhorred the affliction of the afflicted; neither hath he hid his face from him; but when he cried unto him, he heard. |
| 25 | Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. | My praise shall be of thee in the great congregation: I will pay my vows before them that fear him. |
| 26 | Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë. | The meek shall eat and be satisfied: they shall praise the Lord that seek him: your heart shall live for ever. |
| 27 | Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. | All the ends of the world shall remember and turn unto the Lord: and all the kindreds of the nations shall worship before thee. |
| 28 | Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. | For the kingdom is the Lord’s: and he is the governor among the nations. |
| 29 | Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje. | All they that be fat upon earth shall eat and worship: all they that go down to the dust shall bow before him: and none can keep alive his own soul. |
| 30 | Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm. | A seed shall serve him; it shall be accounted to the Lord for a generation. |
| 31 | Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar. | They shall come, and shall declare his righteousness unto a people that shall be born, that he hath done this. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL