시편 2편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 12절
- 1 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
- 2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
- 3 duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
- 4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
- 5 Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,
- 6 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
- 7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
- 8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
- 9 Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
- 10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
- 11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
- 12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗