로그인

시편 129편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절

  1. 1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
  2. 2 "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
  3. 3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
  4. 4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
  5. 5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
  6. 6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
  7. 7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
  8. 8 dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗