로그인

시편 128편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 6절

  1. 1 Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
  2. 2 Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.
  3. 3 Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!
  4. 4 Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.
  5. 5 Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.
  6. 6 Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗