시편 122편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 9절
- 1 U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
- 2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
- 3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
- 4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
- 5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
- 6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
- 7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
- 8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
- 9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗