로그인

시편 121편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절

  1. 1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
  2. 2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
  3. 3 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
  4. 4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
  5. 5 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
  6. 6 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
  7. 7 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
  8. 8 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗