로그인

시편 120편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 7절

  1. 1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
  2. 2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
  3. 3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
  4. 4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
  5. 5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
  6. 6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
  7. 7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗