시편 116편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 19절
- 1 Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
- 2 Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
- 3 Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
- 4 Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
- 5 Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
- 6 Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
- 7 Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
- 8 Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
- 9 Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
- 10 Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
- 11 dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
- 12 Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
- 13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
- 14 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
- 15 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
- 16 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
- 17 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
- 18 Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
- 19 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗