시편 116편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 19절 · 대역: King James Version
| 절 | Albanian Bible | King James Version |
|---|---|---|
| 1 | Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia. | I love the Lord, because he hath heard my voice and my supplications. |
| 2 | Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime. | Because he hath inclined his ear unto me, therefore will I call upon him as long as I live. |
| 3 | Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund. | The sorrows of death compassed me, and the pains of hell gat hold upon me: I found trouble and sorrow. |
| 4 | Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto". | Then called I upon the name of the Lord; O Lord, I beseech thee, deliver my soul. |
| 5 | Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm. | Gracious is the Lord, and righteous; yea, our God is merciful. |
| 6 | Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi. | The Lord preserveth the simple: I was brought low, and he helped me. |
| 7 | Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira. | Return unto thy rest, O my soul; for the Lord hath dealt bountifully with thee. |
| 8 | Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi. | For thou hast delivered my soul from death, mine eyes from tears, and my feet from falling. |
| 9 | Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve. | I will walk before the Lord in the land of the living. |
| 10 | Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar, | I believed, therefore have I spoken: I was greatly afflicted: |
| 11 | dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar". | I said in my haste, All men are liars. |
| 12 | Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? | What shall I render unto the Lord for all his benefits toward me? |
| 13 | Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit. | I will take the cup of salvation, and call upon the name of the Lord. |
| 14 | Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij. | I will pay my vows unto the Lord now in the presence of all his people. |
| 15 | Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij. | Precious in the sight of the Lord is the death of his saints. |
| 16 | Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia. | O Lord, truly I am thy servant; I am thy servant, and the son of thine handmaid: thou hast loosed my bonds. |
| 17 | Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit. | I will offer to thee the sacrifice of thanksgiving, and will call upon the name of the Lord. |
| 18 | Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij, | I will pay my vows unto the Lord now in the presence of all his people, |
| 19 | në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja. | In the courts of the Lord’s house, in the midst of thee, O Jerusalem. Praise ye the Lord. |
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL