시편 115편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 18절
- 1 Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
- 2 Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
- 3 Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
- 4 Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
- 5 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
- 6 kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,
- 7 kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.
- 8 Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.
- 9 O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
- 10 O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
- 11 O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
- 12 Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.
- 13 Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.
- 14 Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.
- 15 Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
- 16 Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.
- 17 Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.
- 18 Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗