시편 114편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 8절
- 1 Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
- 2 Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
- 3 Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
- 4 Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
- 5 Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
- 6 Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
- 7 Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
- 8 që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗