로그인

시편 113편 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 9절

  1. 1 Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
  2. 2 Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
  3. 3 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
  4. 4 Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
  5. 5 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
  6. 6 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
  7. 7 Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
  8. 8 për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
  9. 9 Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗