시편 103편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 22절
- 1 Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
- 2 Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
- 3 Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,
- 4 shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;
- 5 ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.
- 6 Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
- 7 Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
- 8 Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
- 9 Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
- 10 Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.
- 11 Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
- 12 Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
- 13 Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.
- 14 Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.
- 15 Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;
- 16 në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
- 17 Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
- 18 për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.
- 19 Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.
- 20 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.
- 21 Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.
- 22 Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗