시편 102편 Albanian Bible
Albanian Bible · 알바니아어 · 시편 (Psalms) · 28절
- 1 O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.
- 2 Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
- 3 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
- 4 Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.
- 5 Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.
- 6 I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.
- 7 Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.
- 8 Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
- 9 Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.
- 10 Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
- 11 Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.
- 12 Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
- 13 Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
- 14 Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
- 15 Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,
- 16 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
- 17 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
- 18 Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
- 19 sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,
- 20 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
- 21 me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,
- 22 kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.
- 23 Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.
- 24 Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
- 25 Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;
- 26 ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.
- 27 Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.
- 28 Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".
- 📚 Albanian Bible 책 목록
- 개역개정판 (1998)로
- 개역한글판 (1961)로
- 표준새번역 (1993)로
- King James Version로
- KJV 와 나란히
- 🌐 다른 언어·판
Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗