로그인

호세아 6장 Albanian Bible

Albanian Bible · 알바니아어 · 호세아 (Hosea) · 11절 · 대역: King James Version

절Albanian BibleKing James Version
1 Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë. Come, and let us return unto the Lord: for he hath torn, and he will heal us; he hath smitten, and he will bind us up.
2 Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij. After two days will he revive us: in the third day he will raise us up, and we shall live in his sight.
3 E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë. Then shall we know, if we follow on to know the Lord: his going forth is prepared as the morning; and he shall come unto us as the rain, as the latter and former rain unto the earth.
4 "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt. O Ephraim, what shall I do unto thee? O Judah, what shall I do unto thee? for your goodness is as a morning cloud, and as the early dew it goeth away.
5 Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind. Therefore have I hewed them by the prophets; I have slain them by the words of my mouth: and thy judgments are as the light that goeth forth.
6 Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet. For I desired mercy, and not sacrifice; and the knowledge of God more than burnt offerings.
7 Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje. But they like men have transgressed the covenant: there have they dealt treacherously against me.
8 Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak. Gilead is a city of them that work iniquity, and is polluted with blood.
9 Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme. And as troops of robbers wait for a man, so the company of priests murder in the way by consent: for they commit lewdness.
10 Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli. I have seen an horrible thing in the house of Israel: there is the whoredom of Ephraim, Israel is defiled.
11 Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria". Also, O Judah, he hath set an harvest for thee, when I returned the captivity of my people.

Albanian Bible — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) · 출처 ↗
King James Version — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: GPL